FAQ

Pyetjet më të shpeshta

Nuk gjete përgjigjen? Na shkruaj në faqen e kontaktit.

01A merr VillaKosova komision?

Jo. Ne jemi vetëm një vitrinë listimesh. Kontakti dhe pagesa bëhen direkt mes teje dhe pronarit.

02Si komunikoj me pronarin?

Në faqen e çdo vile ke butonat 'WhatsApp' dhe 'Thirr'. Klikimi hap bisedën direkt me pronarin.

03Sa kushton të listoj vilën time?

Basic €15/muaj. Pro €30/muaj dhe Premium €50/muaj për pronarë me disa prona ose që duan më shumë dukshmëri.

04Si e aktivizoj paketën Pro ose Premium?

Dërgo kërkesën nga dashboard-i dhe admini të kontakton për ta aktivizuar paketën brenda 24 orëve.

05Sa kohë duhet për të verifikuar një vilë?

Zakonisht brenda 24 orëve pas dërgimit të listimit. Kontrollojmë fotot, kontaktin dhe përshkrimin.

06A mund të ndryshoj çmimin sipas sezonit?

Po, çmimin mund ta përditësosh në çdo kohë nga dashboard-i. Rekomandojmë ta konfirmosh me mysafirin para rezervimit.

07Kur e marr pagesën për qeranë?

Direkt nga mysafiri, sipas mënyrës që bini dakord (para dorëzimit të çelësit, transfer, etj.). VillaKosova nuk përfshihet në pagesa.

08A mund të fshij vilën time?

Po, në çdo kohë nga dashboard-i mund të kthesh listimin në 'Draft' ose ta fshish plotësisht.